Ndrek Luca, portreti i mjeshtrit të madh të karakterit, vullkani shpirtëror i roleve ikonike

Ndrek Luca, portreti i mjeshtrit të madh të karakterit, vullkani shpirtëror i roleve ikonike

Nga Albert Vataj Ndrek Luca mbetet i adhuruari i roleve ikonike të kinematografisë dhe teatrit shqiptar, si dhe shembulli më domethënës i forcës së karakterit dhe thellësisë shpirtërore të shprehur në art. Ai arriti të mbetej i madh në çdo përmasë njerëzore,  që nga e përditshmja rutinore, e deri te sublimiteti i aktit krijues, si shprehje e një virtuoziteti të lartë etiko-estetik. Pavarësisht rrethanave dhe tipizimit të karaktereve që i duhej të jetësonte, ai i falte skenës vetveten, duke e shndërruar ëndrrën e tij artistike në një ngjarje të amshuar. Ndrek Luca mbrujti me shpirt gjithçka që deshi dhe i dha jetë çdo roli me një zemër që pulsonte vitalitet e me një mendje të ndriçuar. Ai mishëroi te personazhet e tij përmasa gjigante njerëzore,...