“Ndre Mjeda” në Shkodër drejt transformimit, Rama: Gati të hapë dyert me kushte moderne në shtator

“Ndre Mjeda” në Shkodër drejt transformimit, Rama: Gati të hapë dyert me kushte moderne në shtator

Shkolla “Ndre Mjeda” në Shkodër po i nënshtrohet një transformimi tërësor, me qëllim përmirësimin e kushteve të mësimdhënies për rreth 800 nxënës dhe mësues. Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se investimi i përbashkët i Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë Shkodër po avancon me ritme të shpejta. Deri tani është përfunduar shtesa e re e godinës, ndërsa po vijon puna për rikonstruksionin e plotë të ambienteve të brendshme, me synimin që shkolla të hapë dyert në fillim të vitit të ri shkollor. “Shkolla “Ndre Mjeda” po rilind me kushte dhe standarde bashkëkohore për afro 800...