Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndotja akustike/ Policia nis aksionin për matjen e nivelit të zhurmave, dhe garantimin e qetësisë publike
Në njoftimin zyrtar blutë informojnë se kanë ushtruar kontroll kryesisht në qytetin e Shkodrës dhe në zonën turistike të Velipojës. Policia e Shkodrës ka vijuar kontrollet për matjen e nivelit të zhurmave me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe garantimin e qetësisë publike, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Nga matjet që janë kryer me pajisje të certifikuara për nivelin e zhurmave, të gjitha subjektet e kontrolluara kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar të zhurmës. Njoftimi i policisë: Policia e Shkodrës vijon kontrollet në kuadër të zbatimit të masave për sezonin turistik veror, me qëllim garantimin e rendit dhe qetësisë publike. Gjatë...