Ndotja akustike/ Policia e Tiranës aksion për matjen e nivelit të zhurmave, biznesi i parë gjobitet me 3 mln lekë

Ndotja akustike/ Policia e Tiranës aksion për matjen e nivelit të zhurmave, biznesi i parë gjobitet me 3 mln lekë

Policia e Tiranës ka nisur kontrollet intensive për matjen e nivelit të zhurmave me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe garantimin e qetësisë publike.Matjet të cilat janë kryer në lokale apo ambiente që gjenerojnë muzikë të lartë, po realizohen me pajisje të certifikuara, në përputhje me standardet ligjore dhe teknike për kontrollin e ndotjes akustike. Masat administrative për subjektet e konstatuara në shkelje variojnë nga 2 milion lekë deri në 4 milion lekë, dhe në rast përsëritje deri në pezullimin e aktivitetit.“Si rezultat i verifikimeve të deritanishme, është konstatuar një subjekt që operonte në kundërshtim me normat e përcaktuara ligjore...
Burimi: Opinion.al