Ndodh edhe kështu/ Aheng në mes të rrugës, dasmorët në Vlorë bllokojnë qarkullimin e automjeteve (Video)

Ndodh edhe kështu/ Aheng në mes të rrugës, dasmorët në Vlorë bllokojnë qarkullimin e automjeteve (Video)

Zyrtarisht jemi në sezonin e dasmave dhe disa tradita duket se nuk do të vdesin kurrë. Kështu disa dasmorë në qytetin e Vlorës kanë zgjedhur që lumturinë e tyre ta ndajnë edhe me njerëz të tjerë. Sipas disa informacioneve dasnorët fillimisht ia kanë marrë valles në rrugën Transballkanike, duke shkaktuar kështu edhe për disa çaste bllokim të qarkullimit të automjeteve. Pas këtij momenti siç shihet edhe nga video e siguruar shohim se disa prej dasmorëve ecin me shpejtësi për t’u larguar me makinat e tyre.