Ndodh çudia në Bulevard, qytetari bën vrapimin e mbrëmjes para Kryeministrisë, i pafrikësuar nga gurët dhe molotovët! (VIDEO)
Një moment i çuditshëm është shpalosur sot në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ teksa tensionet mes protestuesve dhe policisë kanë rinisur. Edhe pse para Kryeministrisë protestuesit hidhnin molotovë e kapsollë, një qytetar ka kaluar para tyre i pashqetësuar për të bërë vrapimin e mbrëmjes. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, vërehet momenti kur qytetari, i veshur sportiv kalon mes turmës së protestuesve dhe policëve dhe vijon itinerarin e vrapimit të tij të mbrëmjes.
Burimi:
javanews.al