Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
‘Ndizet’ Laçi, Uilli Xherrison firma për tre vite
👁5144
Skuadra kurbinase e Laçit duket se nis të konturohet për edicionin e ri. Në klub shprehen se liberiani Uilli Xherrison ka firmosur për tre vite me bardhezinjtë. Mesushori anësor me tipare sulmuese ishte pjesë e Lushnjës për dy edicione ndërsa tani do të luajë në të njëjtin nivel por me bluzë tjetër. Ndërkohë po punhet dhe për afrime të tjera pasi skuadra e Laçit largoi fill pas përfundimit të edicionit të shkuar dy portirerët Molla e Dobjani (përfundoi huazimin) si dhe Prodanin, Samuel Opeh, Kristian Da Lima, Melon, Ballhysën dhe trajnerin Françesko Moriero.