Ndikimi i turizmit në ekonomi,Xhepa:Ka tejkaluar të ardhurat nga eksporti i mallrave

Ndikimi i turizmit në ekonomi,Xhepa:Ka tejkaluar të ardhurat nga eksporti i mallrave

Turizmi në vendin tonë, i cili pritet që këtë sezon të jetë në trend rritës krahasuar me vitet e tjera, ka dhe ndikimin e saj pozitiv në ekonominë e Shqipërisë. Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, është shprehur “Përballë Lajmit”, në Klan News, se sektori i turizmit në vendin tonë është kthyer në një faktor të rëndësishëm për zhvillimet e brendshme makro-ekonomike. Sipas Xhepës, qytetarë kanë investuar vitet e fundit në tregun e pasurive të paluajtshme, për t’i përdorur ato si struktura akomoduese për të gjithë turistët e huaj apo vendas. Ky investim përkthehet gjithashtu në të ardhura, kryesisht për ekonominë familjare. “Shqipëria është shndërruar në një sektor shërbimesh, jo vetëm për brenda vendit, por edhe për jashtë vendit. Duke e bërë këtë, si të thuash,...