Ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, bie në pranga 27-vjeçari azerbajxhanas

Ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, bie në pranga 27-vjeçari azerbajxhanas

Një 27-vjeçar azerbajxhanas ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës. N. M., 27 vjeç akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Malin e Zi, kundrejt pagesës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër,...
Burimi: Top-Channel.tv