Ndihmë Agasit dhe nxjerrje informacioni sekret/ Sot GJKKO vendos masat për ish-kreun e SHISH dhe 2 të tjerë

Ndihmë Agasit dhe nxjerrje informacioni sekret/ Sot GJKKO vendos masat për ish-kreun e SHISH dhe 2 të tjerë

Fatjon Kalluçi, Vlora Hyseni dhe Embro Sulejmani TIRANË- GJKKO do të japë sot në orën 12:00 masën e sigurisë për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni, e cila ndodhet nën "arrest shtëpie" nga SPAK. Gjithashtu, po sot në orën 09:00, pritet të dalin para gjykatës edhe Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani, të dy persona nën hetim dhe nën masën "arrest me burg". Hyseni akuzohet për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Hyseni dyshohet se ka nxjerrë nformacione sekrete të shtetit duke ndihmuar në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në kuadër të hetimeve për AKSHI-n. Drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, ka pranuar komunkimet me biznesmenin Ergys Agasin, në cilësinë e bashkëpunëtorit, por ka mohuar çdo mundësi takimi fizik me të....