Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndihmat për Gazën, përse plani i ri po kundërshtohet nga organizatat bamirëse?
👁2876
Një grup i mbështetur nga Uashingtoni që është aprovuar nga Izraeli për të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave në Gazë, ka nisur operacionet në terren, pavarësisht se një gjë e tillë është kundërshtuar me forcë nga Kombet e Bashkuara dhe shumica e grupeve humanitare, e madje edhe njëri prej drejtuesve të tij ekzekutiv dha dorëheqjen papritur në shenjë proteste. GHF, apo Fondacioni Humanitar për Gazën po shihet si boshti i sistemit të ri të ndihmave, i cili praktikisht ia largon të drejtën e shpërndarjes grupeve bamirëse të udhëhequra nga OKB-ja, të cilat kanë zhvilluar një operacion të madh të dërgimit...