“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

Dashamir Shehi, i ftuar në studion e “Ditarit” nga Denisa Pasholli, në A2 CNN, shpjegoi më gjerësisht pse dha dorëheqjen nga kryetar i koalicionit “Djathtas për zhvillim”. “Dhashë dorëheqjen sepse humbëm. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi. U munduam këto dy vite, u munduam të negociojmë me partitë e vogla apo të reja dhe nuk ia arritëm. Është dështimi im sepse e mora përsipër këtë punë dhe nuk i bashkova dot. Atyre që çanë rrethimin, i uroj punë të mbarë. Ky rezultat ka brenda edhe tharmin e një trishtimi opozitar, që harxhoi 4 vite për të zgjidhur hallin e 2-3 familjeve....
Burimi: Javanews.al