Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ndezi zjarr për të pastruar kullotën duke djegur tokë dhe bagëti/ Konispol, procedohet 70 vjeçari
Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasin: F.M., 70 vjeç, banues në fshatin Markat, Konispol. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas, më datë 26.07.2025, rreth orës 09:00, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e një pjese toke kullotë në malin e fshatit Markat dhe, si pasojë e përhapjes së flakëve nga era e fortë, është djegur një sipërfaqe prej 3.5 hektarësh me barishte dhe shkurre. Zjarri është përhapur edhe në territorin...