Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët i dolën jashtë kontrollit, ndërron jetë 72-vjeçari në Fushë Milot

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët i dolën jashtë kontrollit, ndërron jetë 72-vjeçari në Fushë Milot

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Milot. Policia bën me dije se një 72-vjeçar ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat, por fatkeqësisht zjarri është përphapur në një sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte të thata. Si pasojë, i moshuari, shtetasi D. H. ka pësuar djegie në trup dhe është asfiksuar. Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Kurbinit, por humbi jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv