Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndezi zjarr për pastrim, por dogji sipërfaqen e tokës, procedohet penalisht 51-vjeçari në Himarë
Një zjarr i ndezur për pastrim bari përfundoi me djegien e një sipërfaqeje të konsiderueshme toke me bimësi në fshatin Borsh të Himarës. Autori i dyshuar është identifikuar nga policia dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Ngjarja ndodhi pranë banesës së shtetasit M. K., 51 vjeç, banues në Borsh, i cili dyshohet se ndezi zjarr me qëllim pastrimin e një sipërfaqeje toke, por flakët dolën jashtë kontrollit. Si pasojë, u dogj një zonë kullotash, me shkurre dhe ferra. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë ndërhynë menjëherë dhe kryen veprimet procedurale, duke referuar materialet në...