Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndezi zjarr në varreza, qytetari në Vaun e Dejës përfundon në pranga
Një person përfundoi në pranga nga policia në Vaun e Dejës. Ai ndezi një zjarr në varrezat e fshatit Bardullush, por flakët dolën jashtë kontrollit. Për pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me shkurre. Policia arriti të identifikojë autorin, të cilin e ka vënë në pranga. “Nga flakët nuk janë dëmtuar varret”, njoftoi policia. Uniformat blu i bëjnë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre. Ndërkohë vendi po përballet me situata problematike në disa zona të ndryshme.