Ndezi zjarr në Poliçan dhe flakët u përhapën në pyll, procedohet një 63-vjeçar me probleme të shëndetit mendor

Ndezi zjarr në Poliçan dhe flakët u përhapën në pyll, procedohet një 63-vjeçar me probleme të shëndetit mendor

Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë territorin e Kombinatit Mekanik në Poliçan, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje pyjore. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e veprimeve të një shtetasi me probleme të shëndetit mendor, i cili dyshohet se ka ndezur flakët. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 63-vjeçarit M. S., banues në Poliçan. Rasti po hetohet nga Prokuroria e Beratit për veprime të mëtejshme ligjore. 'Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 63 vjeç, banues në Poliçan, me probleme...