Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit dhe dogji 600 hektarë bimësi, arrestohet 63-vjeçari
Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të zjarrvënies së ndodhur një ditë më parë në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa, pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit. I arrestuari është shtetasi B. H., 63 vjeç, banues në Fushë-Stanë, i cili dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe kullotë, gjatë punës së tij si bari, në vendin e quajtur “Fushë Stanë”. Zjarri, i ndihmuar nga era dhe temperaturat e larta, është përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe prej rreth 600 hektarësh me kullota dhe bimësi në zonat e Grykës së Mullinit dhe Qafës së...