Ndezi një cigare në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Paris, 47-vjeçarit maroken i hiqet leja e qëndrimit në Francë

Ndezi një cigare në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Paris, 47-vjeçarit maroken i hiqet leja e qëndrimit në Francë

Një shtetas maroken 47-vjeçar është arrestuar në Francë pasi ndezur një cigare nga Flaka e Përjetshme në Varrezën e Ushtarit të Panjohur, që ndodhet nën Harkun e Triumfit në Paris. Ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje, kur burri iu afrua flakës, u gjunjëzua dhe ndezi cigaren. Incidenti u filmua nga një turist nga Letonia, i cili më pas publikoi pamjet në platformën TikTok. Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar indinjatë të gjerë publike dhe reagime të ashpra institucionale. Sipas dëshmisë së turistit për gazetën Le Figaro, burri “nuk dukej nën ndikimin e alkoolit apo drogës”, por përkundrazi “shfaqej i vetëdijshëm dhe krenar për veprimin e tij”. Ministria e Brendshme Franceze ka njoftuar se leja e qëndrimit e të arrestuarit, e cila...