Ndezën zjarrin që dogji 18 banesa, kishën dhe 20 mijë rrënjë ullinj, nisin hetimet për 3 autorët në Delvinë

Ndezën zjarrin që dogji 18 banesa, kishën dhe 20 mijë rrënjë ullinj, nisin hetimet për 3 autorët në Delvinë

Policia e Delvinës ka nisur hetimet për tre persona të cilët dyshohen se ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kalasë. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autorët e dyshuar janë identifikuar si Alfred Muçi, Serjan Çepe dhe Dilaver Guga. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga data 24 deri më 28 korrik, zjarri përfshiu zonat përreth dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale në fshatrat Senicë, Tatëzat, Vergo, Kopaçez dhe në malin e Galishtës. Nga verifikimet paraprake rezulton se janë djegur 18 banesa (të banuara dhe të pabanuara) në Senicë, një kishë, rreth 20 000 rrënjë...