Ndezën zjarre qëllimisht, në një javë 18 piromanë të proceduar, 7 prej tyre në pranga

Ndezën zjarre qëllimisht, në një javë 18 piromanë të proceduar, 7 prej tyre në pranga

Një vatër zjarri në Konispol dogji 3,5 ha kullotë dhe një stallë me bagëti të imta, ndërsa zjarrvënia rezultoi e qëllimshme dhe policia identifikoi e vuri në pranga piromanin 70-vjeçar. Por, ky nuk është rasti i vetëm. Një tjetër vatre zjarri në Vaun e Dejës preku varrezat e fshatit Babullush, që fatmirësisht nuk i dëmtoi, por sërish u faktua se ishte vënë në mënyrë të qëllimshme, ndaj dhe uniformat blu prangosën autorin. Këto janë dy rastet e fundit, pasi të dhënat e Policisë së Shtetit saktësojnë se në javën e fundit, kur edhe numri i vatrave të zjarreve ishte i...