Ndezën dy nga zjarret dje në Fier, arrestohet në flagrancë një piroman i dyshuar, një tjetër merret nën akuzë!
Policia e Fierit njoftoi sot se ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve menjëherë pas flakëve që u shfaqën dje në disa vatra, pasi dyshohej për akt kriminal. “Si rezultat i veprimeve të shpejta në lidhje me zjarrin e rënë në një sipërfaqe toke në fshatin Daullas, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë, pranë vatrës së zjarrit, shtetasin A. G., 50 vjeç, i cili kishte ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, me qëllim djegien e shkurreve. Si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me bimësi”, thanë burime zyrtare sot (5 shtator). Gjithashtu, në fshatin Kreshpan, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe kapur pranë një vatre zjarri, në tokën në...
Burimi:
javanews.al