Ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve, tekniku Foda: Do të japim maksimumin në këto katër ndeshje!
Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda ka folur sot në konferencë për media para katër ndeshjeve të radhës në Ligën e Kombeve, kundër Irlandës (më 24 shtator), Austrisë (më 27 shtator), Izraelit (më 1 tetor) dhe sërish Austrisë (më 4 tetor). Foda tha se skuadra do të përgatitet maksimalisht për sfidat që e presin, duke theksuar se synimi i tij dhe i futbollistëve është që në çdo ndeshje të kërkohet fitorja. “Mezi i presim këto ndeshje dhe do të përgatitemi maksimalisht. Në çdo ndeshje hyjmë me dëshirën dhe synimin për të fituar”, tha Foda. Ai u ndal edhe te mungesat në skuadër, duke përmendur lëndimet dhe tërheqjet e disa futbollistëve, por theksoi se besimi i tij mbetet i plotë te 27 lojtarët e grumbulluar....
Burimi:
javanews.al