Ndeshje e çmendur, Man. United i ikën fitorja nga duart ndaj Everton në frymën e fundit (video)
Everton dhe Manchester United dhuruan spektakël dhe emocione në përballjen mes tyre, e cila u mbyll 2-2. Ndeshje e vlefshme për javën e tretë në Premier League. Rasti i parë i rrezikshëm ishte që në minutën e 7-të, ku goditja e Bruno Fernandes u ndal nga traversa. Minutat e fundit të pjesës së parë ishin më të mira për Everton. Në minutën e 43-të, goditja me kokë e Thierno Barry shkon pak mbi traversë. Në minutën e parë shtesë, Jarrad Branthwaite gjuan drejt këndit të poshtëm të majtë, por Lammens bën një super pritje. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Pushimi 15-minutësh i bëri mirë Manchester United, që gjen golin që në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 46-të, pas një topi të marrë...
Burimi:
telesport.al