Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Varg kilometrik në Rrugën e Kombit, mijëra tifozë udhëtojnë nga Kosova drejt Tiranës

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Varg kilometrik në Rrugën e Kombit, mijëra tifozë udhëtojnë nga Kosova drejt Tiranës

Një varg kilometrik automjetesh është krijuar këtë të shtunë në Rrugën e Kombit. Mijëra tifozë po udhëtojnë nga Kosova drejt Tiranës, kjo për ndeshjen Shqipëri-Serbi, që zhvillohet sonte në orën 20:45 në kryeqytet. Ndërsa një pjesë e tyre, edhe pse pa biletë, kanë zgjedhur të vijnë drejt Tiranës për të përjetuar emocionet e sfidës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka njoftuar një plan masash të posaçëm për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri–Serbi, që do të zhvillohet sonte në stadiumin “Arena Kombëtare”, në Tiranë.
Burimi: Javanews.al