Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndeshja Shqipëri- Serbi, FSHF publikon detajet e biletave, ja kujt do t’i aprovohet aplikimi
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike detajet zyrtare për mënyrën e shpërndarjes së biletave dhe masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri–Serbi, e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2026, që do të zhvillohet më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Faza e aplikimeve online për blerjen e biletave ishte e hapur nga 15 deri më 30 maj dhe ishte e vlefshme për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit. Çdo aplikues kishte të drejtë të kërkonte deri në katër bileta. Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm – me mbi 200,000 aplikime – FSHF ka organizuar një short elektronik...