Ndeshja Portugali-Spanjë, tifozi bie nga tribuna dhe humb jetën

Ndeshja Portugali-Spanjë, tifozi bie nga tribuna dhe humb jetën

Finalja e Ligës së Kombeve midis Portugalisë dhe Spanjës në Allianz Arena u shënua nga një ngjarje tragjike. Një tifoz humbi jetën pasi ra nga tribuna. Incidenti ndodhi në pjesën e parë të kohës shtesë, kur tifozi fatkeq u rrëzua. Atij iu dha menjëherë ndihma e parë, por në fund ndërroi jetë nga plagët e marra. Kombësia e tifozit nuk është zbuluar ende. Portugalia u shpall kampione e UEFA Nations League 2025, pasi mposhti me penallti Spanjën.
Burimi: Vizionplus.tv