Ndeshja me Serbinë, pronarët e lokaleve boshatisin ambientet: Po na bëhet dëm i madh ekonomik

Ndeshja me Serbinë, pronarët e lokaleve boshatisin ambientet: Po na bëhet dëm i madh ekonomik

Shqipëri-Serbi do të luhet këtë të shtunë në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2026, ka rritur edhe masat e sigurisë nga ana e Policisë. Për të parandaluar incidentet e mundshme, edhe pse në stadium nuk do ketë tifozë serbë, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash të rrepta sigurie. Një prej tyre është edhe boshatisja e bizneseve në ambientet e stadiumit. Bizneset pranë “Arenës Kombëtare” ishin sot duke çmontuar rrethimet dhe tendat, pas kërkesës së Bashkisë Tiranë, IMT dhe Policisë, si pasojë e ndeshjes Shqipëri-Serbi. Disa prej administratorëve të bizneseve shprehen se po u bëhet një...
Burimi: Kohajone.com