Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ndeshja me Serbinë, 3 të arrestuar dhe 10 të proceduar, mes tyre efektivi që mori para nga dy kosovarë
👁7241
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 3 persona, mes tyre një efektiv policie për ndeshjen e djeshme të zhvilluar në Tiranë mes Shqipërisë dhe Serbisë në ‘Arena Kombëtare’. Dy prej të arrestuarve akuzohen për prishje të rendit e qetësisë, si edhe hedhje të sendeve të forta në fushë, ndërsa efektivi 45-vjeçar u konstatua duke marrë para nga dy shtetas të Kosovës për shmangur kontrollin fizik të tyre. ‘Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë 10...