Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ndërtoi pa leje në tokën e një gruaje në Gjirokastër, shpallet në kërkim 65-vjeçari
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. Zh., 65 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, në tokën e shtetases V. Ç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.