Ndërtoi pa leje, ndalohet 64-vjeçari në Gjirokastër

Ndërtoi pa leje, ndalohet 64-vjeçari në Gjirokastër

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. L., 64 vjeç, pasi në pronën e tij janë konstatuar punime ndërtimi të kryera pa lejen e organeve kompetente. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net