Ndërtoi hotel 3 kate pa leje, arrestohet i riu

Ndërtoi hotel 3 kate pa leje, arrestohet i riu

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit pasi kishte ndërtuar pa leje një objekt tre katësh në lagjen “Barrikadë” që do të funksiononte si hotel. Aksioni erdhi në kuadër të kontrollit të territorit dhe lirimit të hapësirave publike në vend. “Gjatë kontrolleve u konstatua se shtetasi A. G. kishte ndërtuar pa leje, një objekt trekatësh, të destinuar si hotel. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë 30-vjeçarin”, tha policia vendore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i...