Ndërtimet pa leje, shteti do të përfundojë objektet e konfiskuara dhe do t’ua dorëzojë qytetarëve që kanë paguar
Objektet e konfiskuara për shkelje të lejeve të ndërtimit do të mund të përfundohen nga shteti dhe më pas t’u dorëzohen qytetarëve që kanë lidhur kontrata porosie, sipërmarrjeje apo premtim-shitjeje me ndërtuesit dhe zhvilluesit. Ky është një nga ndryshimet kryesore që parashikon projektligji për administrimin e ndërtimeve të konfiskuara, i cili synon të zgjidhë edhe situatën e blerësve që kanë paguar për prona në objekte të papërfunduara. Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, gjatë diskutimeve në Komisionin parlamentar për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, shpjegoi se ndryshimet në ligjin nr. 66/2023 synojnë jo vetëm konfiskimin e objekteve të ndërtuara në shkelje të lejes, por edhe përfundimin e tyre dhe dorëzimin te personat që kanë të drejta kontraktore...
Burimi:
javanews.al