Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ndërtimet pa leje, Rama: Do monitorojmë territorin me satelitë dhe dronë
Satelitë dhe dronë për monitorimin e territorit për të evidentuar ndërtimet pa leje. Ky ishte paralajmërimi i kreut të qeverisë Edi Rama gjatë një takimi të mbajtur ditën e sotme me kryebashkiakët e vendit. Shefi i qeverisë tha se do të ndërtohet një qendër e monitorimit të ndërtimeve, ndërsa një paralajmërim e kishte edhe për arkitektët, të cilët rrezikojnë të humbasin licencën nëse bëhen palë me ndërtuesit për të shkelur lejet e ndërtimit. Rama: Me projektin e ri që kemi nisur në një fazë të avancuar me Emiratet e Bashkuara, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me territorin. Inspektimi...