Ndërtim i gjithi pa leje, sekuestrohet hoteli 5 katësh në Ksamil

Ndërtim i gjithi pa leje, sekuestrohet hoteli 5 katësh në Ksamil

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar një hotel 5-katësh në Ksamil, i cili rezulton i gjithi i ndërtuar pa leje. Kontrollet e kryera kanë zbuluar gjithashtu një kat pa leje në një objekt pranë tij me siperfaqje 52.5 m2. Bëhet fjalë për “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një hotel nga më të rinjtë në qytezën bregdetare. Prokuroria e Sarandës ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për pronarin e hotelit, shtetasi K. P, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a-4 i Kodit Penal, masë e cila është dhënë edhe nga Gjykata dhe është ekzekutuar nga Policia e Shtetit. Paralelisht po vijojnë hetimet për “shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal për zyrtarë shtetërorë që kanë lejuar këtë ndërtim. Hetimet...