Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndërron jetë në det/ 66-vjeçari pëson arrest kardiak në Shkëmbin e Kavajës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në plazhin në Shkëmbin e Kavajës. Shtetasi Sh. A., 66 vjeç, banues në Maqedoni, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det. Për pasojë, 66-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 66-vjeçarit.