Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ndërron jetë mjekja anesteziste e QSUT, i shërbente spitalit prej 27 vitesh
Qendra Spitalore Nënë Tereza ka njoftuar ndarjen nga jeta të mjekes anesteziste, Nertila Kodra Gora. Teksa i shpreh ngushëllime familjarëve, QSUT njofton se ajo i shërbente spitalit prej 27 vitesh. Reagimi i QSUT: QSUT i shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe të afërmve për ndarjen nga jeta të mjekes anesteziste, Doktore e Shkencave Mjekësore, Dr. Nertila Kodra Gora. Prej 27 vitesh, Dr. Nertila ka shërbyer me përkushtim, ndershmëri dhe humanizëm si mjeke specialiste e Anestezisë dhe Reanimacionit, pranë Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në QSUT. Ajo spikati për profesionalizmin, urtësinë dhe dashurinë e pakushtëzuar për pacientët dhe kolegët. Në këtë moment të vështirë, stafi...