Ndërron jetë José Mujica, ‘presidenti më i varfër’ në botë

Ndërron jetë José Mujica, ‘presidenti më i varfër’ në botë

José Mujica, ish-presidenti i Uruguait dhe një nga figurat më të dashura të politikës latinoamerikane, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga presidenti aktual i vendit, Yamandú Orsi, i cili përmes një postimi në rrjetin X (ish-Twitter) shkroi: “Faleminderit për gjithçka që na dhe dhe për dashurinë e thellë që pate për popullin tënd.” Edhe pse shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, mediat raportojnë se Mujica vuante prej kohësh nga kanceri në ezofag. I njohur në mbarë botën si “presidenti më i varfër në botë” për shkak të stilit të tij tepër modest të jetesës, Mujica drejtoi Uruguain nga viti 2010 deri në 2015. Ai refuzoi të jetonte në rezidencën presidenciale, dhuronte pjesën më të madhe të pagës së tij...