Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndërron jetë 29-vjeçari në Astir, trupi i të riut gjendet në makinën e parkuar poshtë pallatit ku jetonte
Një 29-vjeçar është gjendur pa shenja jete këtë pasdite në zonën e Astirit në kryeqytet. I riu me iniciale E.D. është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, në parkimin e pallatit ku banonte, Sipas policisë, nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e vdekjes, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. Top Channel