Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ndërpritet numërimi në Klos/ Largohen komisionerët e PD: Ka shkelje
👁5615
Situatë e tensionuar është raportuar në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) Nr. 17 në Klos, ku komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e Partisë Demokratike janë larguar nga procesi, duke pretenduar për shkelje gjatë numërimit të votave. Raportohet se përfaqësuesit e PD-së kanë denoncuar parregullsi në procesin e numërimit, të cilat sipas tyre cënojnë integritetin e zgjedhjeve. Ata kanë braktisur ambientet e KZAZ-së në shenjë proteste, ndërsa situata pritet të marrë përmasa më të mëdha nëse nuk ndërhyhet për verifikimin e pretendimeve. Largimi i përfaqësuesve të opozitës rrezikon të çojë në përsëritjen e zgjedhjeve në këtë zonë, nëse konstatohet se procesi...