Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO! Dhoma e Avokatisë vendos zbatimin e vendimit të Gjykatës Administrative
Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO/Dhoma e Avokatisë vendos zbatimin e vendimit të gjykatës Administrative. Bojkoti nisi më 8 shtator 2026, pas kundërshtimeve të avokatëve ndaj Rregullores së Brendshme të GJKKO-së, e cila hyri në fuqi më 1 shtator. Një nga pikat më të kundërshtuara ishte ndalimi i përdorimit të telefonave celularë gjatë seancave gjyqësore. Sipas Dhomës së Avokatisë, kufizimet cenonin ushtrimin e profesionit dhe të drejtën për një mbrojtje efektive. Më 23 shtator, Dhoma vendosi përshkallëzimin e bojkotit, duke e shtrirë atë edhe në seancat për masat e sigurimit personal, çka solli shtyrjen e një numri të konsiderueshëm procesesh gjyqësore. Përplasja mori një zhvillim të ri më 28 tetor, kur Gjykata Administrative e Apelit pranoi kërkesën për sigurimin e padisë të paraqitur nga Shoqata...
Burimi:
javanews.al