Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndërprerja masive e energjisë elektrike, Spanja dhe Portugalia shpallin gjendjen e emergjencës, kryeministri Sanchez: Gjithçka ndodhi në 5 sekonda
👁14442
Qeveritë e Spanjës dhe Portugalisë kanë shpallur gjendje emergjence pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike sot, ndërsa operatorët e rrjetit po përpiqeshin të rikthenin furnizimin me energji elektrike në të dy vendet deri në mbrëmje. Ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernando Grande-Marlaska, shpalli gjendje emergjence në rajonet Andalusia, Extremadura, Murcia, La Rioja dhe Madrid. Pas një mbledhjeje të kabinetit gjatë natës, Portugalia shpalli gjendje krize energjetike. “Kemi mësuar për një ndërprerje të përgjithshme në rrjetin elektrik, e cila ka origjinën jashtë territorit tonë, me shumë gjasa në Spanjë,” tha Kryeministri Luis Montenegro në një fjalim televiziv. Montenegro tha se është...