Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Ndërprerja e luftës, imponim”, Irani paralajmëron: Agresioni i mëtejshëm do të marrë përgjigje!
Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit ka lëshuar një deklaratë në lidhje me “imponimin e ndërprerjes së luftës” ndaj Izraelit dhe “mbështetësve të tij terroristë”. Këshilli paralajmëron se “çdo agresion i mëtejshëm do të përballet me një përgjigje vendimtare, të fortë dhe në kohë nga Irani“. Në deklaratë, Këshilli vlerëson popullin iranian për “ndërgjegjësimin, qëndrueshmërinë dhe unitetin” e tij, duke thënë se “mundja e armikut” është falë “vendosmërisë së fortë, durimit strategjik dhe refuzimit të iranianëve për të pranuar poshtërimin ose kompromisin e njëanshëm”. Deklarata gjithashtu përgëzon Iranin dhe forcat e tij për dhënien e “goditjeve vendimtare dhe...