Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ndërprerja e energjisë elektrike në mbarë vendin, Spanja shpall gjendjen e jashtëzakonshme
👁8157
Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpalluar gjendjen e jashtëzakonshme pasi një ndërprerje e energjisë elektrike mbarëkombëtare goditi pjesën më të madhe të Gadishullit Iberik. Ministria shtoi se statusi i emergjencës do të zbatohet në rajonet që e kërkojnë atë. Deri më tani, Madridi, Andaluzia dhe Extremadura kanë kërkuar që qeveria qendrore të marrë përsipër rendin publik dhe funksione të tjera. Më herët kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje për përdorim të përgjegjshëm të telefonave, duke theksuar se sektori i telekomunikacionit po kalon një moment kritik. Sanchez gjatë deklaratës theksoi se ende nuk ka informacion përfundimtar mbi shkaqet e ndërprerjes së energjisë...