Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nderohet Josif Budo në Kavajë/ Berisha e shfrytëzon për mesazh politik: Rama burgos kundërshtarët
Të mërkurën në Kavajë u inaugurua shtatorja e Josif Budos, me rastin e 35-vjetorit të rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë. Kryetari i PD vlerësoi lart sakrificën e Budos duke e cilësuar si një akt që frymëzoi mbarë shqiptarët drejt lirisë. Berisha u shpreh se dëshmori Josif Budo do të jetë frymëzim në betejën për rrëzimin e qeverisë aktuale dhe rikthimin e besimit tek shqiptarët. “Gjaku dhe sakrifica sublime e Josif Budos u shndërruan në dritë dhe frymëzim për mbarë shqiptarët. Kavaja, qyteti i kryengritjes së parë antikomuniste, e priti diktaturën me trimëri dhe qëndroi e pamposhtur,” deklaroi Berisha....