Nderimi i “kasapit të Ballkanit”/ Rama nuk kursen Serbinë: Kafshë e çuditshme në xhunglën e Ballkanit
Duke shpjeguar qëndrimin e tij për integrimin gradual të vendeve kandidate në BE, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te rasti i Serbisë dhe vendimi që “kasapi i Ballkanit”, Ratko Mladiç, të përcillet me homazhe shtetërore për në banesën e fundit. Rama tha se pikërisht raste të tilla tregojnë pse Serbia duhet të mbahet në tryezën europiane, ku sipas tij mund t’i thuhet qartë se “nuk mund të bësh funeral shtetëror për një kasap”, ndërsa Serbinë e quajti një “lloj kafshe të çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor”. “Serbia është një lloj kafshe shumë interesante dhe e çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor. Çfarë është më mirë? Ta kesh në tryezë dhe t’i thuash: ‘S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap’, apo ta lësh...
Burimi:
ntv.al