“Ndërhyrjet në të dhënat kompjuterike, vepra penale më e shpeshtë që hasim”/ Drejtoresha për hetimin e krimeve kibernetike apel qytetarëve: Kujdes çfarë klikoni

“Ndërhyrjet në të dhënat kompjuterike, vepra penale më e shpeshtë që hasim”/ Drejtoresha për hetimin e krimeve kibernetike apel qytetarëve: Kujdes çfarë klikoni

Drejtoresha për hetimin e krimeve kibernetike, Ervina Gjana, e pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregoi cila është vepra penale më e shpeshtë që hasin në punën e tyre. “Falsifikimi kompjuterik dhe ndërhyrjet në të dhënat kompjuterike, që lidhen me keqpërdorimin e të dhënave të qytetarëve, sidomos për t’i përdorur për rrjetet sociale. Por, këtë vit kemi bërë të mundur uljen e veprave penale, sepse kemi ofruar asistencë teknike për zgjidhjen e këtyre rasteve. Qytetarët duhet të kujdesen çfarë klikojnë, në çdo mesazh që u vjen, të kujdesen për mesazhet që janë attach, duke besuar se janë mesazhe...