Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Ndërhyrje restauruese në Kishën e Shpërfytyrimit në Herbel
Një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore po i nënshtrohet një procesi të kujdesshëm restaurimi nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Specialistët e IKTK-së po punojnë për restaurimin e Kishës së Shpërfytyrimit në Herbel, të Dibrës.Punimet përfshijnë ndërhyrje strukturore në themele, restaurimin e fasadave të dëmtuara, riparimin e çarjeve, restaurimin e dyshemesë me pllaka guri dhe ruajtjen e elementeve të vjetra të tavanit. Kisha e Shpërfytyrimit, i përket Mesjetës së Hershme dhe është e kulturës bizantine. Kisha ndodhet në jugperëndim të fshatit Herbel, në një kodër të lartë. Ka ndërtim të thjeshtë, pronaus-abside. Absida trefaqeshe i takon...