Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ndërhyn Bashkia Dropull, shpëtohen 4 kuaj të ngecur te lera me ujë, disa të tjerë mbyten bashkë me lopët (VIDEO)
Pas publikimit të një denoncimi që mberriti në redaksinë tonë për disa kuaj të ngecur në një lerë mbi fshatin Jorgucat, ka ndërhyrë Bashkia Dropull. Fatmirësisht u arrit të shpëtoheshin 4 kuaj ndërsa nesër do të zbrazet dhe pastrohet plotësisht lera. Kuaj të tjerë bashkë me disa lopë, numri i të cilave ende është i paqartë, fatkeqësisht kishin ngordhur. Nga të dhënat e para dyshohet se për shkak të thatësirës së madhe kuajt dhe lopët kishin shkuar për të pirë ujë, por në përpjekje për të arritur ujin, niveli i të cilit ishte ulur në lerë, ranë brenda e nuk...