Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës, Begaj: Ylli i skenës spikati në mishërimin e figurës së gruas dhe veçanërisht të nënës

Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës, Begaj: Ylli i skenës spikati në mishërimin e figurës së gruas dhe veçanërisht të nënës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktores Margarita Xhepa. Përmes një mesazhi drejtuar familjes së saj, komunitetit të artistëve dhe mbarë shqiptarëve, të cilët e kanë admiruar divën e skenës dhe ekranit, Presidenti i Republikës vlerësoi figurën e Margarita Xhepës si artiste, si grua, si nënë, por dhe rolin e saj në shoqëri. “Me trishtim mësova se Margarita Xhepa, ylli i skenës dhe ekranit shqiptar, u shua sot. Me interpretimet e saj, ku spikati në mishërimin e figurës së gruas dhe veçanërisht të nënës, Margarita Xhepa çoi dritë dhe u bë pjesë e dashur e familjeve shqiptare. Artistja e madhe, një figurë publike e respektuar, grua dhe nënë e nderuar, deri në vitet e fundit të jetës së saj...